Asnjëherë mos ia dërgoni këtë mesazh dikujt me ankth

Asnjëherë mos ia dërgoni këtë mesazh dikujt me ankth

15:32, 10/05/2024
A+ Aa A-

Shpesh, mesazhet që dërgohen me telefon janë më të vështira për t’u deshifruar

Në dallim nga fjala që shprehet apo ndërveprimet personale, ose edhe telefonatat, mesazheve me telefon u mungon ajo shenja joverbale, siç është kontakti me sy, buzëqeshja dhe shpesh tekste të caktuara lënë keqkuptime te njerëzit

Por, për ata që vuajnë nga ankthi, komunikimi digjital mund ta lehtësojë disi gjendjen, përveç një mesazhi të caktuar që shkakton më shumë ndjesi acarimi apo stresi.

Një nga mesazhet më të këqija që mund t’i dërgoni dikujt me ankth është: “A mund të flasim?” Nëse keni ankth, kjo pyetje mund të shkaktojë më shumë shqetësime, për këto arsye që rendisin terapistët…

“Paqartësia dhe mungesa e kontekstit në këtë lloj mesazhi lë një hapësirë të madhe për keqinterpretim,” thotë Alex Oliver-Gans, terapist në San Francisko.

Paqartësia e pyetjes mund t’i bëjë njerëzit të mendojnë ose të supozojnë më të keqen. Truri i shqetësuar më pas fillon të përgatitet për çdo lloj situate të tmerrshme, nisur nga ankthi, frika dhe pasiguria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco