Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Të mos e lash fytyrën çdo mëngjes nuk qenka dhe aq problem, sipas dermatologëve

Të mos e lash fytyrën çdo mëngjes nuk qenka dhe aq problem, sipas dermatologëve

13:43, 10/05/2024
A+ Aa A-

Ne e dimë që baza e kujdesit për lëkurën fillon nga fytyra, pra me fjalë më të thjeshta, asnjë ditë nuk duhet të kalojë pa e larë fytyrën. Ky i fundit konsiderohet si një hap i rëndësishëm për kujdesin, por edhe krijimin e një rutine pastërtie të domosdoshme për një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim.

Por, një debat po qarkullon së fundmi në radhët e dermatologëve që thonë se ndoshta nuk është edhe aq problem nëse nuk e lani fytyrën në mëngjes. Nëse jeni ende duke pyetur veten nëse duhet ta bëni këtë gjë, ne do t'ju ndihmojmë të kuptoni përgjigjen një herë e përgjithmonë.

Shumë mjekë dermatologë mendojnë se nëse nuk e lani fytyrën në mëngjes, mund të mos jetë problem për lëkurën tuaj dhe të jetë gjithçka në rregull. Kjo për shkak se, siç shpjegon dermatologia Kiran Mian, nëse keni nevojë të pastroni fytyrën në mëngjes varet nga lloji i lëkurës suaj, nga produktet e tjera të kujdesit që përdorni, madje edhe nga stina e vitit.

“Gjatë verës, ka më shumë lagështi në ajër dhe lëkura është më e djersitur dhe e yndyrshme, kështu që larja e fytyrës çdo natë dhe mëngjes është e nevojshme,” thotë ajo. "Në dimër, lëkura është më e thatë, kështu që larja në mëngjes është një mënyrë për të mbajtur lëkurën të hidratuar, por edhe nëse nuk e bëni çdo ditë, sërish nuk ka problem."

Image

Nëse e lani fytyrën përpara se të flini, disa ekspertë të kujdesit të lëkurës thonë se është në rregull të anashkaloni larjen në mëngjes.

"Disa njerëz mendojnë se larja e fytyrës në mëngjes me një pastrues e than atë, veçanërisht nëse përdorin përbërës për kujdesin e lëkurës që mund ta thajnë lëkurën, si retinoli apo acidet eksfoliuese," thotë dermatologia Aya Ahram.

“Në vend të kësaj, ata zgjedhin vetëm ta lajnë me ujë. Për sa kohë që e lani shpesh këllëfin e jastëkut, në mënyrë që të mos transferoni baktere, fije flokësh ose ndonjë gjë tjetër në fytyrë, mendoj se është mirë ta anashkaloni një larje të fytyrës në mëngjes.

Nëse lëkura juaj është e yndyrshme dhe prodhon shumë sebum gjatë natës ose produktet e kujdesit të lëkurës gjatë natës lënë pak mbetje, dermatologia Mian thotë se ky është një shkak i fortë se pse ju duhet ta lani fytyrën çdo mëngjes.

Çfarë roli që luan lloji i lëkurës në larjen e fytyrës

Nëse jeni ende konfuzë mbi këtë çështje, kini parasysh llojin e lëkurës tuaj, gjë e cila do t'ju ndihmojë të bëni zgjedhjen e duhur.

Mjekja Mian thotë se llojet e lëkurës së thatë dhe ato që janë të ngarkuar me përbërës aktivë mund ta anashkalojnë larjen e fytyrës në mëngjes, veçanërisht në dimër, në mënyrë që lëkura të ruajë nivelet e hidratimit. E njëjta gjë vlen edhe për njerëzit me lëkurë të ndjeshme dhe probleme si ekzema ose rosacea.

Për llojet e lëkurës më të yndyrshme, larja e lëkurës në mëngjes dhe në mbrëmje është thelbësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco