7 truke të thjeshta që të ndihmojnë të çlirosh stresin

7 truke të thjeshta që të ndihmojnë të çlirosh stresin

16:35, 08/05/2024
A+ Aa A-

Në vrapin e jetës së përditshme, gjetja e kohës dhe mjeteve për të reduktuar stresin mund të duket si një mision i pamundur. Megjithatë, është normale të dimë rëndësinë e këtij qëllimi për mirëqenien tonë të përgjithshme emocionale, fizike dhe mendore.

Nga presionet e punës te konfliktet personale, angazhimet familjare, stresi është shoqëruesi ynë gati i përditshëm i jetës. Por, nëse neglizhohet mund të ketë pasoja të rënda në shëndetin tonë, duke çuar në probleme psikologjike si ankthi, depresioni dhe madje edhe sëmundjet e zemrës.

Image

Prandaj, ulja e stresit është një investim në mirëqenien tonë të përgjithshme. Me siguri, këto 7 truke të thjeshta do ju ndihmojnë edhe juve në këtë mision.

#1 Shkruani atë që ndjeni

Mjaftojnë disa minuta për të hedhur në letër mendimet dhe ndjenjat tuaja. E shkruara si proces jo vetëm na lejon të shprehim se si ndihemi, por gjithashtu na jep një pasqyrë më të qartë të asaj se çfarë po na shkakton stres, duke i hapur rrugë zgjidhjes së problemeve.

#2 Provoni teknikën e frymëmarrjes

Thjesht merrni frymë, mbajeni frymën, nxirrni dhe mbajeni përsëri për katër sekonda. Kjo praktikë ndihmon në qetësimin e sistemit nervor dhe redukton tensionin e muskujve.

#3 Stimuloni muskulin e kofshës

Tkurrja dhe relaksimi i muskujve të kofshëve mund të ndihmojë në çlirimin e tensionit të krijuar, duke dhënë një ndjesi lehtësimi të stresit. Ky ushtrim i thjeshtë mund të bëhet kudo dhe në çdo kohë.

#4 Përqendrohuni te rrahjet e zemrës

Image

Për të reduktuar stresin, përqendrohuni te rrahjet e zemrës për një moment. Sipas një studimi të botuar në revistën “Frontiers in Psychology”, ky ushtrim mund t'ju ndihmojë të rilidheni me trupin tuaj dhe të reduktoni stresin.

#5 Vizatoni diçka

Edhe nëse nuk jeni artistë, marrja e një lapsi dhe lënia e një shenje në letër mund të jetë jashtëzakonisht relaksuese. Ky proces krijues stimulon trurin në një mënyrë pozitive dhe largon vëmendjen nga ndikuesit e jashtëm.

#6 Ecni zbathur

Kjo mund të duket si këshillë shumë e çuditshme për reduktimin e stresit, por ka prova që mbështesin këtë terapi tokësore, e cila përfshin kontaktin e drejtpërdrejtë me tokën, pra ecjen zbathur. Kontakti me tokën dhe natyrën na lejon të çlirojmë tensionin mendor dhe të lidhemi me botën përreth, duke sjellë një ndjenjë qetësie dhe relaksi.

#7 Kërkoni bukurinë rreth jush

Kur jeni të stresuar, kërkoni diçka të bukur në botën përreth jush dhe vlerësojeni atë. Mund të jetë thjesht një lule, një perëndim apo edhe një buzëqeshje e thjeshtë nga një person afër jush.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco