Guardiola kurorëzon Messin: Edhe pa Botërorin ishte më i madhi

Guardiola kurorëzon Messin: Edhe pa Botërorin ishte më i madhi

17:40, 21/12/2022
A+ Aa A-

“Secili ka mendimin e tij, por askush nuk mund të dyshojë se ai është më i miri i të gjitha kohërave. Për mua ai është më i miri, është e vështirë të imagjinohet se një lojtar mund të konkurrojë me atë që ka bërë. Njerëzit mund të mendojnë se Pelé ose Di Stefano janë më të mirët ose Maradona, por opinionet janë diçka sentimentale. Nëse ai nuk do të kishte fituar Kupën e Botës, mendimi im nuk do të kishte ndryshuar gjithsesi.”

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e dha opinionin e tij në një konferencë për shtypin para ndeshjes së Kupës së Ligës, kundër Liverpoolit.

Për suksesin e fundit të Messit në “Katar 2022”, spanjolli shtoi:

“Është normale që njerëzit ta vlerësojnë një lojtar me atë që ka fituar, Botërori i fundit është qershia mbi tortë e një karrierë të jashtëzakonshme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco