Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

12 rekordet që vendosi Lionel Messi në Botërorin e Katarit

12 rekordet që vendosi Lionel Messi në Botërorin e Katarit

17:09, 21/12/2022
A+ Aa A-

Futbollisti argjentinas, Lionel Messi, luajti një Kampionat Botëror fantastik në Katar dhe përveç faktit që më në fund fitoi këtë trofe në karrierën e tij dhe u bë kampion bote, ai vendosi edhe 12 rekorde gjatë eventit të madh ku thjesht shkëlqeu.

Messi, si lider i skuadrës që i ktheu Argjentinës titullin e kampionit të Botës pas 36 vitesh, në moshën 35-vjeçare tregoi se ka ende magji në këmbë dhe herë pas here i kujtoi publikut lojën që ka bërë në vitet e tij më të mira.

Rekordet e vendosura nga Messi në Katar:

1. Ai u bë lojtari me më shumë paraqitje në të gjitha Kampionatet Botërore (26), duke kaluar Lothar Matthaus (25) dhe Miroslav Klose (24).

2. Ai u bë lojtari me më shumë asistime në ndeshjet e KB (9), duke kaluar Diego Maraonën që ka 8 dhe Pierre Littbarski që ka 7.

3. Ai u bë lojtari i vetëm që shënoi gol në çdo fazë të Kupës së Botës që nga formati me 32 ekipe. Pas fazës së grupeve, ai ishte golashënues në 1/8, çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale.

4. Ai luajti më shumë minuta në ndeshjet e Kupës së Botës (2314) dhe kështu kaloi Paolo Maldinin që luajti 2217 minuta.

5. Ai është lojtari i vetëm që ka shënuar një asistim në çdo Kupë Bote.

6. Argjentinasi i vetëm që ka shënuar gola në të paktën katër Kampionate Botërore.

7. Si kapiten ka luajtur më shumë ndeshje në Kampionatet Botërore dhe shiritin e kapitenit e ka marrë në vitin 2011 dhe ka bërë 18 paraqitje.

8. Ai u bë lojtari që mori pjesë në shënimin e më shumë golave, qoftë si golashënues apo si asistues dhe ka shënuar gjithsej 13 gola dhe 9 asistime.

9. Ai është futbollisti më i ri me paraqitje në pesë Kampionate Botërore.

10. Ai është lojtari me më shumë çmime për lojtarin e ndeshjes, ka 11 çmime të tilla.

11. Nuk ka asnjë lojtar me diferencë më të madhe mes golave ​​në Kupën e Botës, pra 16 vjeç e gjysmë.

12. Ai është lojtari më i vjetër në ndeshjet e KB që ka shënuar gol dhe ka asistuar në të njëjtën ndeshje. Këtë e bëri kundër Kroacisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco