VIDEO/ Deschamps goditi tavolinën në dhomat e zhveshjes, publikohet fjalimi që u mbajti francezëve

VIDEO/ Deschamps goditi tavolinën në dhomat e zhveshjes, publikohet fjalimi që u mbajti francezëve

17:50, 20/12/2022
A+ Aa A-

Finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës ishte një nga më emocionueset e këtij kompeticioni për mënyrën se si rrodhën ngjarjet dhe ku në fund Argjentina fitoi vetëm falë penalltive.

Meritë e transformimit të ndeshjes ishte një zgjim i vonuar Francës e cila nuk po bënte asgjë në pjesën e parë të duelit.

Dhe ndoshta për këtë zgjim ka shërbyer fjalimi motivues që mbajtën në pushimin e sfidës Kilian Mbape dhe Didier Deschamp.

Sulmuesi, i cili do të bëhej protagonist absolut me tre golat e tij në vazhdimin e ndeshjes, doli para skuadrës dhe bëri thirrje për reagim, siç tregon një dokumentar i TF1 që do të publikohet sot.

“Po luajmë ndeshjen e jetës tonë”, u tha ai futbollistëve të tjerë.

Ndërkohë, një pjesë e fjalimit të Deschamp është publikuar edhe me video dhe tregon shpërthimin e teknikut të ”gjelave”.

“Djem, po ua them këtë pa u inatosur. A e dini ndryshimin me ata me të cilët përballemi? Që ta luajnë këtë ku*vë finale të Kupës së Botës, ndërsa ne nuk po e luajmë”, tha me një shpërthim nervash Deschamp i cili qëlloi me pëllëmbë tavolinën në ato momente.

Një reagim që ndoshta shërbeu paksa për të vënë në shinat e duhura skuadrën e cila më pas prodhoi një futboll të denjë për një finale, edhe pse në fund e humbi atë nga gjuajtjet e penalltive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco