VIDEO/ Nga brohoritjet te goli i Messit te festa pas fitores, shihni si i përjetuan argjentinasit momentet historike në Kupën e Botës

VIDEO/ Nga brohoritjet te goli i Messit te festa pas fitores, shihni si i përjetuan argjentinasit momentet historike në Kupën e Botës

12:18, 20/12/2022
A+ Aa A-

Një argjentinas ka arritur të filmojë momentin kur u gjuajt penalltia e fundit që i solli vendit fitoren e Kupës së Botës.

Qytetari që filmoi rrugët e Argjentinës në sekondën që nisi festa ishte duke lëvizur me biçikletë në momentin që njerëzit dolën në rrugë duke u përqafuar dhe duke festuar.

Pamjet janë filmuar pranë sheshit qendror të kryeqytetit Buenos Aires. Më pas u publikuan pamje të tjera që tregonin sesi rrugët dhe sheshet u mbushën nga argjentinasit në festë.

Videoja u shpërnda kudo në botë dhe më pas argjentinasi që filmoi është shprehur se as nuk e kishte kuptuar që pamjet që ai filmoi ishin nga goli i fundit që vendosi fituesin e Kupës së Botës.

Ndërsa një tjetër qytetar filmoi nga banesa e tij, festën pas golit për 3-2 të Lionel Messi-t, teksa dëgjohen brohoritjet e qytetarëve argjentinas. Padyshim një moment i veçantë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco