Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Fuqia e marketingut për sukses në biznes. Sekretet dhe sfidat

VIDEO/ Kampionët e botës janë rikthyer në Argjentinë, autobusi me lojtarët shëtit në rrugët e Buenos Aires

VIDEO/ Kampionët e botës janë rikthyer në Argjentinë, autobusi me lojtarët shëtit në rrugët e Buenos Aires

09:26, 20/12/2022
A+ Aa A-

Avioni me kombëtaren e Argjentinës mbërriti herët në mëngjes në Buenos Aires dhe vendi shpalli festë publike për të mirëpritur kapitenin Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës pasi fituan Kupën e Botës në Katar.

Mes turmave të gazetarëve dhe zyrtarëve që prisnin në pistë, shumë filluan të këndojnë me zë të lartë ndërsa avioni ndaloi dhe piloti u pa duke hapur dritaren e kabinës për të shfaqur flamurin argjentinas.

Brohoritjet u dëgjuan dhe grupi luajti ndërsa Messi doli nga avioni dhe hipi në tapetin e kuq duke mbajtur trofeun.

Qindra mijëra tifozë kanë dalë në rrugët e qytetit, teksa autobusi me lojtarët e skuadrës po i drejtohet qendrës stërvitore të Federatës Argjentinase të Futbollit, raporton agjencia shtetërore e mediave Telam.

Në videot e publikuara shihen lojtarët e kombëtares argjentianse që po festojnë me tifozët këtë moment të paharruar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco