Botërori 2022, Argjentina pret heronjtë e Katarit

Botërori 2022, Argjentina pret heronjtë e Katarit

07:39, 20/12/2022
A+ Aa A-

Argjentinë-Skuadra fituese e Kupës së Botës mbërrin në shtëpi në Buenos Aires të ngazëllyer në orët e para të mëngjesit të së martës, me turma masive të rreshtuara në rrugë që brohorisnin kthimin e kampionëve të tyre.

Kapiteni Lionel Messi doli i pari nga avioni, duke mbajtur lart trofeun e artë, i ndjekur nga skuadra e tij triumfuese  të cilët përshëndeten nga gazetarët, zyrtarët dhe një bandë live.

Teksa autobusi i ekipit nisej nga aeroporti, ai u rrethua menjëherë nga tifozët e veshur me ngjyrat kombëtare bardheblu. 

Videot tregojnë autobusin që shkon përpara ngadalë e shoqëruar nga një eskorte policie, i rrethuar nga dhjetëra mijëra njerëz që valëvisin flamurin argjentinas.

Ajri ishte i mbushur me brohoritje ndërsa turma këndonte dhe kërcente; lojtarët, duke qëndronin në kuvertën e hapur të autobusit dhe përshëndesnin me dorë mbështetësit e tyre.

Qindra mijëra tifozë pritet të dalin në rrugët e kryeqytetit gjatë ditës së sotme pas fitores së tyre emocionuese me penallti ndaj Francës në Katar të dielën. 

E marta është shpallur festë kombëtare në Argjentinë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco