Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Nusreti feston me Argjentinën, premtimi që i ka bërë presidentit të Federatës

Nusreti feston me Argjentinën, premtimi që i ka bërë presidentit të Federatës

16:57, 19/12/2022
A+ Aa A-

Gjatë festimeve të Argjentinës pas shpalljes kampione e Botës për herë të tretë në histori, në fushën e stadiumit Lusail nuk ishin vetëm lojtarët dhe anëtarët e stafit bardhekaltër. Në fakt, ra në sy edhe prania e Salt Bae, kushinieri i famshëm turk, si dhe një personazh i vërtetë social me afro 50 milionë ndjekës në Instagram.

Themeluesi i zinxhirit të restoranteve Nusret ka publikuar foto dhe video me kupën në dorë, madje duke e kafshuar medaljen e artë. Ai festoi bashkë me emra të tillë si Di Maria, Dybala e Lionel Messi.

Në fakt, jo të gjithë e pritën mirë praninë e tij gjatë festimeve të Argjentinës. Për turkun ka pasur kritika të shumta. Përmbajtja e mesazheve varjon nga “Nuk mund ta prekësh filxhanin” deri tek “Nuk duhet të jesh në fushë”.

Lejimi në fushë i Nusret Gokçes (ky është emri i tij i vërtetë), është diçka e palejueshme, duke marrë parasysh protokollet e rrepta të FIFA-s. Gjithçka buron nga një premtim i bërë nga Salt Bae në një intervistë për “Clarin”, ku deklaronte se i kishte bërë një premtim presidentit të Federatës së Futbollit, Chiqui Tapia: “Nëse Argjentina do të ishte kampione, të gjithë pjesëtarët e ekipit do të jenë mysafirët e mi. Të gjithë, pa pagesë”. Hyrja në fushë dhe mundësia për të ngritur kupën ishte një lloj falënderimi nga Federata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco