Messi nuk e ka ndërmend të ndalet: E dija që Zoti do ma jepte këtë trofe, dua të luaj sërish

Messi nuk e ka ndërmend të ndalet: E dija që Zoti do ma jepte këtë trofe, dua të luaj sërish

22:29, 18/12/2022
A+ Aa A-

Lionel Messi fitoi më në fund trofeun e Kupës së Botës me Argjentinës. Emocionet për një nga lojtarët më të mirë të botës kanë qenë të papërshkrueshme pas ndeshjes, e madje diçka të tillë e përcolli edhe në intervistë.

“E dija që Zoti do ma jepte këtë. Natyrisht që dua të vazhdoj të luaj edhe disa ndeshje të tjera si kampion bote.Të gjithë e duan këtë. Është ëndrra e vogël e kujtdo. Unë kam qenë me fat që kam marrë gjithçka në karrierën time dhe më mungonte kjo. Tani do ta çojmë trofeun në Argjentinë për ta shijuar me ju” – Tha ai, duke lënë të kuptohet se 35-vjeçari do luajë sërish me Kombëtaren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco