‘Humbje që dhemb’/ Deschamps: Vendosëm zemrën në fushë për këtë Botëror

‘Humbje që dhemb’/ Deschamps: Vendosëm zemrën në fushë për këtë Botëror

21:01, 18/12/2022
A+ Aa A-

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka komentuar humbjen e finales së Kupës së Botës me Argjentinën.

“Nëse do të kishim humbur 3-0, nuk do të kishte asgjë për të thënë, por kështu dhemb më shumë. Nuk kemi bërë gjërat e duhura për rreth 1 orë. Më pas me kurajo, energji dhe kualitet kemi shtyrë Argjentinën në limitet e saj.

Nuk kemi bërë çdo gjë mirë, por në këtë Botëror vendosëm zemrën dhe energjinë. Megjithatë, duhet ta pranojmë humbjen. Zëvendësimet i bëra shpejt sepse nuk isha i kënaqur dhe mendoja se mund të bënim edhe më mirë.

Kjo nuk do të thotë se lojtarët që nuk dolën nga loja ishin me më pak faj. Arritëm të ktheheshim në lojë falë karakterit dhe kualitetit, por këto nuk mjaftuan”, tha tekniku francez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco