VIDEO/ Festë e çmendur në Buenos Aires, shikoni çfarë ndodh pas triumfit të Argjentinës në finalen e Botërorit

VIDEO/ Festë e çmendur në Buenos Aires, shikoni çfarë ndodh pas triumfit të Argjentinës në finalen e Botërorit

20:36, 18/12/2022
A+ Aa A-

Sa shumë emocione të përjetuara këtë të diel të 18 dhjetorit. Mijëra njerëz kishin mbushur sheshin kryesor në Buenos Aires për të ndjekur finalen e madhe të Kupës së Botës Katar 2022, aty ku Lionel Mesi me shokë ia dolën të triumfojnë dhe të rikthejnë trofeun në Argjentinë pas plot 36 vitesh, që nga koha e legjendës Maradona.

Finalja e “Lusail Stadium” prodhoi më shumë se 120 minuta dramatike dhe në fund gjithçka u vendos nga penalltitë, teksa pas gjuajtjes së saktë të Montiel, ankthi u shndërrua në festë e lot gëzimi te argjentinasit që kishin mbushur sheshin.

Momente me të vërtetë speciale, të cilat janë duke bërë xhiron e rrjetit. Për më tepër shikoni videon e festës madhështore në kryeqytetin argjentinas pas triumfit të kombëtares “albiçeleste”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco