'Finalja' e vogël e Botërorit/ Kroaci-Marok, Dalic dhe Regragui zgjedhin titullarët

'Finalja' e vogël e Botërorit/ Kroaci-Marok, Dalic dhe Regragui zgjedhin titullarët

15:05, 17/12/2022
A+ Aa A-

Humbësit e gjysmëfinaleve të Kupës së Botës 2022, Kroacia dhe Maroku, kryqëzojnë shpatat në kuadër të ndeshjes për vendin e 3-të këtë të shtunë.

Ballkanasit zgjedhin një modul 4-2-3-1 ku Dominik Livakovic do të mbrojë katërkëndëshin e portës. Në mbrojtje, janë Josip Stanisic, Josip Sutalo, Joshko Gvardiol dhe Ivan Perisic. I pozicionuar si shkatërrues, Mateo Kovacic mbështetet nga Luka Modric. Përpara, Andrej Kramaric dhe Mislav Orsic marrin korridoret ndërsa Marko Livaja është i vetëm në krye me Lovro Majer në mbështetje.

Nga ana tjetër, Luanët e Atlasit luajnë me modulin 4-3-3 me Yassine Bounou në portë. Përpara tij mbrojtjen e zënë Achraf Hakimi, Achraf Dari, Jawad El Yamiq dhe Jahya Attiat-Allah. Bilal El Khannouss, Abdelhamid Sabiri dhe Sofyan Amrabat e gjejnë veten në mesfushë. Korridoret janë të pushtuara nga Sofiane Boufal dhe Hakim Ziyech ndërsa Youssef En-Nesyri është i vetëm në krye.

Formacionet zyrtare:

Kroacia: Livakovic - Stanisic, Sutalo, Gvardiol, Perisic - Modric, Kovacic - Kramaric, Majer, Orsic - Livaja

Marok: Bounou - Hakimi, Dari, El Yamiq, Attiat-Allah - El Khannouss, Amrabat, Sabiri - Ziyech, En-Nesyri, Boufal

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco