Deschamps: Humbëm disa lojtarë të rëndësishëm, për Benzeman ju them që...

Deschamps: Humbëm disa lojtarë të rëndësishëm, për Benzeman ju them që...

12:22, 17/12/2022
A+ Aa A-

Franca do të ketë mundësinë për të mbrojtur titullin e Kampionit të Botës përballë Argjentinës në finalen e madhe të Katarit në stadiumin “Lusail”. Në konferencën për shtyp, trajneri i “Gjelave”, Didier Deschamps, është shprehur se të gatshëm do të ketë vetëm 24 lojtarë, ndërsa Karim Benzema do të mungojë dhe nuk do të luajë pavarësisht thashethemeve.

“Disa lojtarë janë dëmtuar dhe Karim Benzema është njëri prej tyre. Dhe Lucas Hernandez u dëmtua në ndeshjen e parë.

Nuk më takon mua të vendos se kush do të vijë në stadium për ta parë ndeshjen ose jo, lojtarë të dëmtuar apo ish. Unë fokusohem te skuadra ime dhe te lojtarët që kam në dispozicion.

Ne kemi humbur Christopher Nkunkun, Karim Benzemanë dhe Lucas Hernandezin dhe i kam humbur gjatë kohës që unë i kisha në kombëtare.

Kështu unë jam i gatshëm vetëm te 24 lojtarët që kam në dispozicion.

Për sa i përket virusit ne po mundohemi që ta mbajmë nën kontroll aq sa mundemi. Po mundohemi të bëjmë më të mirën që mundemi për ta kontrolluar, por pa shkuar shumë larg. Do të kishim preferuar që mos të ndesheshim me këtë gjë, por po e menaxhojmë sa më mirë të mundemi”, u shpreh Deschamps.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco