Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Argjentinasit u mblodhën para shtëpisë së gjyshes së Messit, pasuan skena të pabesueshme

Argjentinasit u mblodhën para shtëpisë së gjyshes së Messit, pasuan skena të pabesueshme

21:48, 16/12/2022
A+ Aa A-

Qindra tifozë argjentinas u mblodhën para shtëpisë së gjyshes së lojtarit të kombëtares argjentinase Lionel Messi përpara finales së Kupës së Botës në Katar.

Messi ishte një lojtar kyç në rrugën e Argjentinës drejt finales dhe fitoi çmimin lojtari i ndeshjes në triumfin kundër Kroacisë në gjysmëfinale (3-0).

Ai shënoi pesë gola dhe regjistroi tre asistime dhe është shumë i dashur në Argjentinë, veçanërisht në qytetin e tij të lindjes, Rosario.

Gjyshja e tij jeton ende në qytet dhe vetëm pak ditë para finales i kanë kënduar asaj këngë për Messin.

Tifozët e pasionuar kërcyen dhe kënduan, ndërsa disa u ngjitën edhe mbi supet e shokëve.

Ai është i adhuruar në Rosario dhe aty ka një pikturë murale të madh 30 metra në një ndërtesë në qytet.

Messi u largua nga vendlindja e tij në moshën 13 vjeçare për të ndjekur një karrierë në Barcelonë, por marrëdhënia e tyre ka rrënjë të thella.

Ai luajti për klubin e qytetit Newell's Old Boys që në moshën gjashtë vjeçare dhe shënoi më shumë se 500 gola për ta.

Klubi madje pagoi për shpenzimet mjekësore të Messit kur ai u diagnostikua me mungesë të hormonit të rritjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco