Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Çmenduri në Argjentinë: Tifozi rrëmben autobuzin plot me njerëz për të kapur ndeshjen e Kupës së Botës

Çmenduri në Argjentinë: Tifozi rrëmben autobuzin plot me njerëz për të kapur ndeshjen e Kupës së Botës

12:04, 16/12/2022
A+ Aa A-

Një tifoz argjentinas i futbollit u arrestua ditët e fundit pasi rrëmbeu një autobuz plot me njerëz që të arrinte të kthehej në kohë në shtëpi për të parë ndeshjen e vendit të tij kundër Kroacisë në Kampionatin Botëror të Futbollit, njoftuan mediat vendase. 

Argjentina është një nga vendet e pakta në këtë planet ku futbolli është gati një besim fetar, aq sa s’mund ta imagjinoni.

Njerëzit jetojnë dhe marrin frymë me lojën e bukur dhe yjet si Diego Armando Maradona adhurohen, kështu që kur Argjentina luante me Kroacinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës të Futbollit 2022 në Katar, i gjithë vendi po gumëzhinte.

Të mos e shikoje dot ndeshjen ishte një tronditje e paimagjinueshme, kështu që kur një tifoz u gjend në një autobuz në orën e pikut të trafikut, kur edhe vetëm pak minuta pritej të fillonte ndeshja historike e futbollit, ai në zemër u ndje i detyruar të merrte vendimin më të pabesueshëm.

Ngjarja ndodhi më 13 dhjetor, në zemër të qytetit të Buenos Aires, në Ciudad Santa María.

Burri 53-vjeçar po udhëtonte me autobus në linjën 440 midis Fragës dhe Avenida Ricardo Balbín, kur kuptoi se nuk kishte më asnjë shans ta kapte fillimin e ndeshjes me atë shpejtësi që ecte autobuzi.

Kështu që kur automjeti ndaloi në një semafor të kuq dhe shoferi doli për të blerë diçka nga një kioskë aty pranë, tifozi u hodh në timon dhe filloi ta ngiste drejt shtëpisë së vet.

Image

Kur pa autobusin që po ikte pa të,  shoferi telefonoi Policinë për të njoftuar për rrëmbimin dhe makina të shumta policie me sirena u nisën drejt vendit ku ishte parë së fundi autobusi i linjës.

Sipas burimeve të lajmeve në Argjentinë, burri e ngau autobuzin për katër katër milje përpara se ta braktiste pranë banesës së tij dhe të vazhdonte me vrap në këmbë në pjesën tjetër të rrugës. Fatkeqësisht, tifozi i futbollit duke vrapuar u kap nga Policia pranë kryqëzimit të rrugëve Callao dhe Maestro Ferreyra dhe u shoqërua për t'u marrë në pyetje.

Pavarësisht përpjekjeve të tij të dëshpëruara për të kapur fillimin e ndeshjes së Argjentinës kundër Kroacisë, tifozi i çmendur përfundoi duke mos e parë fare atë ndeshje.

Megjithatë, ai u ngushëllua me faktin se vendi i tij fitoi 3-0 dhe u kualifikua në finalen e Kupës së Botës. Ai u akuzua për rrëmbimin e një automjeti të transportit publik dhe është e paqartë nëse ai do të lirohet nga burgu deri të dielën kur Argjentina do të përballet me Francën.

Njerëzit me siguri bëjnë gjëra të çmendura në emër të futbollit. Vetëm pak ditë më parë ndodhi që një tifoz kineze i kësaj loje të bukur përfundoi me paralizë të fytyrës pasi qëndroi zgjuar një javë për të parë çdo ndeshje të Kupës së Botës gjatë natës./ar.sh/SYRI.NET

Tifozi kinez pëson paralizë fytyre, ndenji zgjuar një javë për të parë ndeshjet e Kupës së Botës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco