Argjentinë-Kroaci/ Luhet për biletën e parë për në finale, Scaloni dhe Dalic rreshtojnë titullarët

Argjentinë-Kroaci/ Luhet për biletën e parë për në finale, Scaloni dhe Dalic rreshtojnë titullarët

19:00, 13/12/2022
A+ Aa A-

Këtë të martë është gjysmëfinalja e parë e Botërorit 2022, me një duel spektakolar mes Argjentinës dhe Kroacisë.

Lionel Messi (ndoshta në Botërorin e tij të fundit, pasi pas katër vitesh do të jetë 39 vjeç) përballë Luka Modricit, finalist në Rusi 2018 dhe fitues i Topit të Artë pikërisht katër vite më parë.

Albicelestet do të luajnë me modulin 4-3-1-2 me Emiliano Martinez në portë pas Nahuel Molina, Cristian Romero, Nicolas Otamendi dhe Nicolas Tagliafico. Leandro Paredes vendoset si “rojtar” i Rodrigo De Paul dhe Enzo Fernandez me Alexis MacAllister pak më lartë. Ndërsa, Julian Alvarez shoqëron Lionel Messin në sulm.

Nga ana e tyre, ballkanasit zgjedhin një formacion 4-3-3 ku Dominik Livakovic mbron katërkëndëshin e portës. Përballë mbrojtjes janë Josip Juranovic, Dejan Lovren, Josko Gvardiol dhe Borna Barisic. I pozicionuar si rojtar, Marcelo Brozovic mbështetet nga Luka Modric dhe Mateo Kovacic. Ndërsa, Mario Pasalic dhe Ivan Perisic marrin korridoret ndërsa Andrej Kramaric është i vetëm në krye.

Formacionet zyrtare

Argjentinë: E. Martinez - Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico - De Paul, Paredes, Fernandez - MacAllister - Messi, Alvarez

Kroacia: Livakovic - Juranovic, Lovren, Gvardiol, Barisic - Modric, Brozovic, Kovacic - Pasalic, Kramaric, Perisic

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco