Santos i larguar, Jose Morinho kandidat potencial për stolin e kombëtares së Portugalisë

Santos i larguar, Jose Morinho kandidat potencial për stolin e kombëtares së Portugalisë

18:38, 13/12/2022
A+ Aa A-

Jose Mourinho konsiderohet si një nga trajnerët më të mirë në botë për shkak të përvojës dhe historisë së tij të jashtëzakonshme, ku ka fituar kompeticione të rëndësishme me secilin prej klubeve që ka drejtuar. Megjithatë, ai ende nuk ka pasur mundësinë të marrë komandën e ndonjë ekipi ndërkombëtar.

Për shkak të kësaj dhe eliminimit të Portugalisë nga Botërori i Katarit nga Maroku, Fernando Manuel Costa Santos mund të  largohet nga drejtimi i kombëtares luzitane për t'i lënë vendin një projekti të ri.

Me trajnerë të ndryshëm të disponueshëm në treg, opsionet për Portugalinë mund të jenë të shumta. Edhe pse për bordin, emri i Jose Mourinhos duket të jetë shumë tërheqës për shkak të përvojës dhe lidershipit të tij të jashtëzakonshëm.

Gjëja më interesante është se portugezi do të ketë mundësinë të drejtojë njëkohësisht Romën dhe kombëtaren portugeze , diçka që mund të përfundojë duke bindur trajnerin me përvojë gjatë negociatave.

Image

Është e rëndësishme të theksohet se Jose Mourinho ka një kontratë aktuale me skuadrën italiane deri në qershor 2024, vit në të cilin do të zhvillohet Europiane dhe në të cilin Portugalia me siguri do të jetë një kandidate e fortë për të fituar trofeun.

Në këtë mënyrë emri i portugezit lidhet edhe një herë me një kombëtare dhe çfarë opsioni më i mirë se vendi ku ai është rritur. Do të duhet vetëm të presim derisa të zhvillohen negociatat mes të dyja palëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco