Trajneri i Marokut tregon mentalitetin e kampionit: Nëse dikujt i mjafton gjysmëfinalja, nuk më mjafton mua

Trajneri i Marokut tregon mentalitetin e kampionit: Nëse dikujt i mjafton gjysmëfinalja, nuk më mjafton mua

17:22, 13/12/2022
A+ Aa A-

Trajneri maroken, Walid Regragui, paralajmëroi gjysmëfinalen e nesërme të Kupës së Botës kundër Francës dhe tha se kombëtarja e tij mund të fitojë titullin kampion bote.

Regragui bëri një mrekulli me Marokun e tij. Specialist i ri, por me disa trofe t me disa trofe të fituar, i cili ishte kampion me tre skuadra të ndryshme dhe mban edhe titullin e Ligës së Kampionëve të Afrikës, shkroi historinë sepse arriti në gjysmëfinale me Luanët e Atlasit, që nuk e ka asnjë kombëtare afrikane arritur ndonjëherë.

Por ai nuk dëshiron të ndalet me kaq. Edhe pse rivale është Franca e fuqishme, Regragui tregon se gjysmëfinalja nuk i mjafton.

"Nëse ne jemi të lumtur të arrijmë në gjysmëfinale, dhe disa e shohin si të mjaftueshme, unë nuk jam dakord me këtë. Nëse arrini në gjysmëfinale dhe nuk jeni "i uritur", atëherë ka një problem. Ekipi më mirë në botë është Brazili, por tashmë e kanë lënë kampionatin. Ne jemi ambiciozë dhe jemi të uritur, por nuk e di nëse do të mjaftojë”, tha Regragui në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Trajneri, i cili pasoi Vahid Halilhocic, beson se Maroku mund ta fitojë titullin kampion bote.

"Ne duam që Afrika të jetë në krye të botës, por duhet të përparojmë fuqishëm. Ne nuk jemi favoritë, por kemi besim. Ndoshta kjo më bën të çmendur, por pak i çmendur mund të jetë mirë. Besoj se do të shkojmë në finale”, tha Regragui.

Kujtojmë, Maroku nesër do ta luajë duelin kundër Francës, ndërsa gjysmëfinalen e parë e luajnë sonte Kroacia dhe Argjentina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco