Rolls-Royce dhuratë për fitoren me Argjentinën? Kreu i federatës së Arabisë Saudite: Lajm i rremë!

Rolls-Royce dhuratë për fitoren me Argjentinën? Kreu i federatës së Arabisë Saudite: Lajm i rremë!

15:19, 13/12/2022
A+ Aa A-

Trajneri i Arabisë Saudite, Herve Renard, ka mohuar zërat se familja mbretërore do t'i jepte secilit lojtar nga një Rolls Royce pas fitores së madhe kundër Argjentinës.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Federatës Saudite të Futbollit, Yasser Al Misehal, në një intervistë për gazetën spanjolle "Marca". Pra, ishte lajm i rremë.

Al Misehal specifikon: “Rolls-Royce si dhuratë? Jo jo jo. Futbollistët tanë kanë luajtur për krenarinë e përfaqësimit të vendit të tyre. Ata patën nderin dhe fatin të përfaqësonin kombëtaren në një ndeshje historike kundër Argjentinës. Thashethemet nuk janë të vërteta. Sigurisht që ata kishin një bonus, por ishte një bonus normal. Ka rregulla për këtë. Ata nuk luajnë për bonuse, ata luajnë për vendin e tyre. Për të bërë historinë e tyre. Shumë prej tyre u bënë të famshëm pasi mposhtën Argjentinën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco