Deschamps i sigurt para Marokut: E gjejmë mënyrën për t’i ndëshkuar, duhet të përshtatemi!

Deschamps i sigurt para Marokut: E gjejmë mënyrën për t’i ndëshkuar, duhet të përshtatemi!

12:06, 13/12/2022
A+ Aa A-

Të mërkurën në mbrëmje, Franca luan biletën e finales teksa përballet në gjysmëfinale me surprizën e deritanishme të këtij Botërori, Marokun. Trajneri i Kampionëve të Botës në fuqi, Didier Deschamps foli në konferencën e zakonshme për shtyp ku theksoi se skuadra e tij do ta gjejë një mënyrë për t’i shënuar Marokut që deri tani ka pësuar vetëm një gol, më saktë edhe në atë rast bëhet fjalë për një autogol. Ndër të tjera, Deschamps shtoi se të tijtë do të bëjnë lojën e zakonshme dhe do të provojnë të jenë në zotërim të topit për pjesën më të madhe të ndeshjes.

“Si t’i shënojmë Marokut? Do ta gjejmë një mënyrë, e di që ata kanë kapacitetin për t’u mbrojtur mirë dhe ky është një fakt që e kanë provuar në këtë Botëror. Por, objektivi jonë është t’i vendosim në vështirësi. Sa i takon skuadrës sime, ajo nuk më surprizon edhe pse për shumë lojtarë është kompeticioni i parë madhor dhe nuk e dija si do të reagonin nga ana emocionale.

Ne nuk ndryshojmë nga ndeshja në ndeshje dhe synimi është të jemi për pjesën më të madhe të kohës në zotërim të topit për të qenë të rrezikshëm dhe për të shënuar. Nuk mjafton vetëm kualiteti i futbollistëve dhe nuk ka një recetë për të bërë mrekullitë, duhet t’i përshtatemi kundërshtarit për të fituar në fund”, u shpreh Deschamps.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco