Gazetari serb plas ‘bombën’: Ka miliona arsye për të dyshuar që Serbia bleu vendin në Botëror përmes Vuçiç

Gazetari serb plas ‘bombën’: Ka miliona arsye për të dyshuar që Serbia bleu vendin në Botëror përmes Vuçiç

10:25, 13/12/2022
A+ Aa A-

Gazetari i njohur serb, Milojko Pantiç, ka thënë se ka dyshime të mëdha që përfaqësuesja e Serbisë e ka blerë vendin në Kupën e Botës në Katar.

Pantiç ka dhënë një intervistë për sajtin kroat “index.hr”, ndërsa ka lëshuar akuza të shumta në drejtim të Federatës së Futbollit të Serbisë.

Image

“Në Katar nuk ka luajtur përfaqësuesja e Serbisë, por seleksioni privat i Aleksandar Vuçiç dhe Dragan Stojkoviç.

Pse? Sepse Serbia si shtet nuk ekziston. Prej gjitha atributeve shtetërore, Serbia ka vetëm pushtetin, dhe atë pushtetin e bazuar në një njeri, që ka privatizuar krejt çka ka mundur të privatizohet. Djali i tij është menaxher i disa lojtarëve të përfaqësueses. Për këtë ai ekip nuk ka lidhur me përfaqësuesen e vërtetë dhe për këtë Serbia në Katar ka kaluar ashtu si kaloi.

Në Serbi nuk ka sistem si në Kroaci dhe për rrjedhojë nuk ka as rezultate”, ka thënë Pantiç.

Serbia ka udhëtuar me shpresa të mëdha për në Katar, por u ndal në grup. Madje ka dëshpëruar me rezultate.

“Për këtë është fjala. Kam filluar të dyshoj në disa gjëra dhe kam filluar të pyes dhe të gjej disa të dhëna. Jam goxha i sigurt që edhe vetë kualifikimi i Serbisë në Kupën e Botës, me fitoren ndaj Portugalisë në Lisbonë, në fakt është i blerë.

Në çfarë mënyre? Ka miliona mënyra për të bërë këtë. Kujtoni ndeshjen e parë me Portugalinë në kualifikime të luajtura në Beograd. Topi i Ronaldos përfundoi gjysmë metri brenda portës dhe gjyqtarët bënë sikur nuk e panë. Sikur të ishte 3-2 për Portugalinë, tregimi do të ishte i përfunduar dhe Serbia nuk do ta shihte Katarin.

Kështu çdo gjë u vendos në ndeshjen e fundit në Lisbonë. Për herë të parë në histori presidenti i një shteti futet në avion me lojtarët që t’i përshëndesë dhe t’u premtojë shpërblimin prej 1 milion euro për kualifikimin në Katar.

Stojkoviç atëherë ka pyetur se si dikush mund të dyshojë që Serbia mund të fitojë në Lisbonë. Ka thënë se Serbia fiton sigurt.

Çfarë ndodhi? Portugalia nuk gjuajti tri herë në kornizë të portës, ndërsa një Ronaldo nuk u vërejt për 90 minuta. Mos të flas më pas se çka ndodhi në Botëror. Zvicra e mposht Serbinë dhe më pas pëson gjashtë gola nga Portugalia e njëjtë që ndaj Serbisë nuk është shfaqur në terren. Kështu që ekzistojnë miliona arsye që të dyshohet që Serbia e ka blerë kualifikimin në Botëror”, ka hedhur akuza të rënda gazetari serb, Pantiç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco