Njihuni me disa nga statistikat interesante të Argjentinë-Kroaci

Njihuni me disa nga statistikat interesante të Argjentinë-Kroaci

09:59, 13/12/2022
A+ Aa A-

Argjentina do të përballet me Kroacinë në orën 20:00 në stadiumin “Lusail”.

Kjo do të jetë gjysmëfinalja e parë e Botërorit, ku do të përcaktohet se kush do të shkojë në finale.

Një sfidë me plot emocione, ku favorit në letër është ekipi i Scalonit.

Por Kroacia mund të bëjë surprizën e radhës pasi eliminoi Brazilin në fazën çerekfinale.

Argjentina e Mesit duket se nuk do të heqë dorë lehtë dhe këtë e vërtetoi më së mirë në ndeshjen kundër Holandës.

Statistikat e sfidës

Gjysmëfinalja mes Kroacisë dhe Argjentinës përbën përballjen e gjashtë mes këtyre skuadrave. Bilanci deri më tani është në balancë totale falë një barazimi e dy fitoreve për kokë.

Argjentinë-Kroaci nuk është një përballje që prodhon gola. Latinët kryesojnë me golavarazh 7-5. Tre golat e fundit kroatë janë shënuar në përballjen e grupit të Botërorit 2018-të kur fituan 3-0 ndaj formacionit që asokohe drejtohej nga Horge Sampaoli.

Vetëm dy nga pesë precedentë mes Kroacisë dhe Argjentinës janë luajtur nëpër Kupa Bote. Argjentinasit kanë fituar përballjen e parë botërore (Francë 1998) ndërsa ballkanasit të fundit (Rusi 2018).

Kroacia ka humbur katër nga gjashtë përballjet e fundit me ekipe amerikano-latine nëpër Botërorë. Një në secilin Botëror mes 1998-ës dhe 2014-ës.

Argjentina është eliminuar në tre nga pesë çerekfinalet e luajtura në Botëroret e fundit. Herën e fundit që fitoi (në 2014- ën kundër Belgjikës) shkoi në finale.

Që nga humbja e finales në 1930, të nënta eliminimet e Argjentinës në fazën me eliminim direkt të një Botërori kanë ardhur nga skuadra me kombësi europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco