‘Një tufë minjsh kundër Cristianos’/ Motra e Ronaldos reagon ashpër për eliminimin e Portugalisë

‘Një tufë minjsh kundër Cristianos’/ Motra e Ronaldos reagon ashpër për eliminimin e Portugalisë

13:51, 12/12/2022
A+ Aa A-

Tepër e ashpër ka qenë motra e madhe e Cristiano Ronaldos, Katia Aveiro, pas eliminimit të Portugalisë nga Kampionati Botëror në Katar.

Duke komentuar për dështimin e luzitanëve, ajo ka lëshuar një mesazh të fortë kundër kritikëve të Ronaldos, por dhe një pjese të skuadrës.

Ajo nuk ka folur me emra, por mesazhi ka qenë i qartë.

“Jemi eliminuar nga Kampionati Botëror kur një grup minjsh e festoi fitoren kundër Zvicrës si të ishte një fitore kundër Ronaldos.

Unë di të them se kombëtarja është ndryshe nga klubet. Kombëtarja është vendi yt, atë çfarë përfaqëson. Për fat të keq, në Portugali nuk e kanë mësuar ende një gjë të tillë”, ka shkruar ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco