Bayerni do portierin e Kroacisë për të zëvendësuar Manuel Neuer

Bayerni do portierin e Kroacisë për të zëvendësuar Manuel Neuer

12:02, 12/12/2022
A+ Aa A-

Portieri Dominik Livakovic po bën një figurë mjaft të mirë me kombëtaren kroate në Katar, ku ka spikatur sidomos në eliminimin e Brazilit, në çerekfinale të Kupës së Botës, duke shkëlqyer në goditjet e penalltive.

Për 27-vjeçarin e Dinamos së Zagrebit duket se ka ardhur momenti i duhur për të bërë hapin e madh në karrierë.

Sipas gazetarit italian, Nicolo Schira, Livakovic shihet tashmë nga drejtuesit e Bayernit të Mynihut si zëvendësuesi ideal i Manuel Neuer, i cili ka thyer këmbën duke bërë ski dhe do të mungojë për një kohë të gjatë.

Megjithatë, Bayerni nuk është i vetmi klub në garë për blerjen  Dominik Livakovicit, pasi siç sqarohet nga faqja e transfertave “fibrajes.net”, Sevilla kërkon që portieri kroat të zëvendësojë marokenin Yassine Bounou, një tjetër nga figurat e këtij Botërori, i cili pritet të shitet nga klubi andaluzian në janar për një shumë sigurisht të parefuzueshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco