Franca në gjysmëfinale të Botërorit, Macron mban premtimin

Franca në gjysmëfinale të Botërorit, Macron mban premtimin

10:06, 12/12/2022
A+ Aa A-

Presidenti francez Emmanuel Macron do të udhëtojë në Katar, për të ndjekur nga afër gjysmëfinalen e Kupës së Botës, që Franca dhe Maroku do të luajnë të mërkurën.

Ministrja e Sporteve, Amelie Oudea-Castera, e cila ndoqi ndeshjen çerekfinale të së shtunës mbrëma kundër Anglisë, e bëri publik këtë lajm në radion “France Info”.

“Do të kthehem të mërkurën me presidentin”, tha ajo, e cila më tej kujtoi se Macron tashmë kishte premtuar se do të udhëtonte në Katar nëse kombëtarja franceze kualifikohej në gjysmëfinale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco