Publikohet lista me 10 lojtarët më të mirë të momentit në Kupën e Botës

Publikohet lista me 10 lojtarët më të mirë të momentit në Kupën e Botës

09:37, 12/12/2022
A+ Aa A-

Kupa e Botës është futur në një fazë emocionuese, teksa ditën e martë dhe të mërkurën do të luhen 2 duelet gjysmëfinale, ndërkohë që të gjithë kanë nisur të bëjnë llogaritë se cila do të jetë kombëtarja që do të triumfojë dhe cili lojtar do të zgjidhet më i miri i këtij kompeticioni në fund.

Media prestigjioze “Goal.com”, ka publikuar së fundmi listën me 10 emrat më potencialë për t’u shpallur lojtari më i mirë i Botërorit këtë vit.

Lista kryesohet nga Leo Messi. “Pleshti” 35-vjeçar ka katër gola dhe dy asistime në pesë ndeshje.

Vendet e dyta dhe të treta janë zënë nga lojtarët e kombëtares franceze Kylian Mbappe dhe Antoine Griezman.

Në top 10 ishin edhe: Dominik Livakoviç (Kroaci), Ashraf Hakimi (Marok), Bruno Fernandes (Portugali), Sofian Amrabat (Marok), Riçarlison (Brazil), Kodi Gakpo (Holandë), Jude Bellingham (Angli).

Në gjysmëfinale të Botërorit 2022, Argjentina do të luajë kundër Kroacisë dhe Franca ndaj Marokut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco