Messi prek rekordin e tij, Batistuta e uron përmes rrjeteve sociale

Messi prek rekordin e tij, Batistuta e uron përmes rrjeteve sociale

16:30, 10/12/2022
A+ Aa A-

Me golin e realizuar mbrëmë në çerekfinale kundër Holandës, Lionel Messi iu bashkua Gabriel Batistutës me shifrën e 10 golave, në krye të tabelës së golashënuesve të Albiceleste në kompeticionin më madhor në botën e futbollit.

Megjithatë ish-sulmuesi argjentinas, uroi në rrjetet e tij sociale Leo Messin. “E kam mbajtur këtë rekord për 20 vite. Është një kënaqësi e madhe ta ndaj këtë rekord me ju. Tani shpresoj me gjithë zemër që ta kapërceni në ndeshjen e radhës.” – u shpreh Gabriel Batistuta.

7 herë fituesi i Topit të Artë, ka mundësi për ta thyer përfundimisht këtë rekord. Sulmuesin e Psg e pret gjysmëfinalja përballë Kroacisë dhe ndoshta finalja e madhe në rast se fiton. Në rast se finalizon vetëm një gol ai shpallet golashënuesi më i mirë në historinë e Argjentinës në Botëror

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco