Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Spektakli fillon sot: Kroaci-Brazil hap çerekfinalet e Kupës së Botës, superfida mes Holandës dhe Argjentinës

Spektakli fillon sot: Kroaci-Brazil hap çerekfinalet e Kupës së Botës, superfida mes Holandës dhe Argjentinës

09:22, 09/12/2022
A+ Aa A-

Sot nisin çerekfinalet e Kupës së Botës në Katar dhe janë planifikuar dy ndeshje.

Kroacia dhe Brazili do të jenë të parët që do të dalin në fushë në orën 16:00. Nënkampionia aktuale e botës  eliminoi Japoninë në fazën e 1/8-ve pas goditjeve të penalltive, por tani i pret një detyrë shumë më e vështirë - një duel kundër favoritëve më të mëdhenj për titull, i cili demonstroi forcën e tij në 1/8 kundër Koresë së Jugut.

Trajneri i Kroacisë Zlatko Dalic do të duhet të përballet me faktin se mbrojtësi i majtë standard Borna Sosa nuk është rikuperuar ende, ndaj me shumë gjasa në pozicionin e tij do të luajë Barisic, ndërsa nga ana tjetër kampionati përfundoi më herët për shkak të lëndimeve për sulmuesit Gabriel Jesus dhe Alex Telles, ndërsa mbrojtësi tjetër i majtë Alex Sandro ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i tij. Nëse Sandro nuk është 100% gati, në atë pozicion do të luajë sërish mbrojtësi i djathtë Danilo.

Brazili është favorit i madh i basteshkruesve dhe Kroacisë do t'i duhet një mrekulli e vërtetë për të hyrë në katër skuadrat më të mira në botë.

Në orën 20:00 Holanda do të luajë kundër Argjentinës në një ndeshje ku skuadra e Amerikës së Jugut është favorit i lehtë. Lionel Messi do të duhet të japë më të mirën në këtë ndeshje duke pasur parasysh se tre nga bashkëlojtarët e tij të rëndësishëm aktualisht janë të lënduar – Lautaro Martinez, Rodrigo De Paul dhe Papu Gomez. Lajmi i mirë për Gauchos është se Angel Di Maria është rikuperuar dhe do të përpiqet të ndihmojë Messin në sulm.

Nga ana tjetër, Louis Van Gaal do të ketë në dispozicion një skuadër më të fortë dhe i vetmi lojtar që vihet në dyshim është mbrojtësi reserve Stefan De Vrij, i cili nuk luajti asnjë minutë në Botërorin e Katarit.

Çiftet e çerekfinales:

Kroaci - Brazil (e premte ora 16:00)

Holandë - Argjentinë (e premte 20:00)

Marok - Portugali (e shtunë ora 16:00)

Angli - Francë (e shtunë ora 20:00)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco