Danilo respekton Kroacinë: Ka emra të mëdhenj, duhet të përgatitemi shumë

Danilo respekton Kroacinë: Ka emra të mëdhenj, duhet të përgatitemi shumë

19:47, 08/12/2022
A+ Aa A-

Për mbrojtësin e Brazilit, Danilo, Kroacia ka emra shumë të mëdhenj në skuadër dhe nuk duhet nënvlerësuar.

Në konferencën e dhënë për mediet në prag të sfidës çerekfinale, braziliani tha edhe disa prej emra kroatë, për të cilët sipas tij nuk ka nevojë të flitet shumë.

“Kroatët kanë lojtarë vërtet të fortë. Nuk ka nevojë të thuhet më shumë për Modric, Brozovic, Perisic dhe Kovacic”, u shpreh ai.

Më tej, mbrojtësi shtoi se kroatët janë mësuar të luajnë ndeshje të mëdha, teksa theksoi se duhet të përgatiten mirë.

“Të gjithë kampionët i njoh mirë. Ata janë të mirë dhe për më tepër janë mësuar të luajnë ndeshje të rëndësishme. Do të jetë një sfidë shumë e vështirë dhe ne duhet të përgatitemi sa më mirë për ta përballuar atë”, tha Danilo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco