Ronaldo shuan polemikat: Shumë të bashkuar për t’u thyer nga forcat e jashtme, besoni tek ëndrra e madhe

Ronaldo shuan polemikat: Shumë të bashkuar për t’u thyer nga forcat e jashtme, besoni tek ëndrra e madhe

14:22, 08/12/2022
A+ Aa A-

Mëngjesin e kësaj të enjte, “Record” bëri të ditur se Cristiano Ronaldo kishte kërcënuar se do t’i përplaste derën kombëtares portugeze, por më pas kishte ndryshuar mendje. Sulmuesi, i cili pati një përplasje me trajnerin e tij pas ndeshjes me Korenë e Jugut, nuk do të kishte dashur që ta niste nga pankina ndeshjen ndaj Zvicrës. Por shumë shpejt Federata Portugeze e Futbollit lëshoi ​​një deklaratë për shtyp për të mohuar informacionin e zbuluar mëngjesin e sotëm.

Sw fundmi ka reaguar edhe vetë Ronaldo, i cili është shprehur se grupi wshtw majft i lidhur dhe nuk do tw arrihet kurrë të thyhet nga forcat e jashtme.

CR7 gjithashtu beson se ky është viti i duhur për të realizuar ëndrrën e madhe të tij, shokëve të skuadrës dhe mbi 10 milionë portugezëve, atë të fitimit të Botërorit.

“Një grup shumë i bashkuar për t’u thyer nga forcat e jashtme. Një komb shumë i guximshëm për t’u frikësuar nga çdo kundërshtar. Një ekip në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do të luftojë për ëndrrën deri në fund! Besoni bashkë me ne! Forca, Portugali!”, shkruan kapiteni.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco