Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Hakimi 'ndez' rrjetin dhe bën tifozët zikaltër të ëndërrojnë: Gjithmonë Forca Inter!

Hakimi 'ndez' rrjetin dhe bën tifozët zikaltër të ëndërrojnë: Gjithmonë Forca Inter!

11:45, 08/12/2022
A+ Aa A-

Maroku padiskutim është surpriza e madhe e Botërorit të Katarit deri më tani, teksa në fazën e 1/8-ve kanë eliminuar me penallti Spanjën, pasi koha e rregullt dhe koha shtesë përfunduan me rrjeta të paprekura 0-0.

Goli deçiziv në penalltitë, ishte Achraf Hakimi, i cili i dhuroi një kualifikim të magjishëm kombëtares së tij.

Në momentet gjatë festimeve jashtë fushe, Hakimi, i lidhur në një video-live në rrjetet sociale, ka bërë tifozët e Interit të ëndërrojnë duke deklaruar “Gjithmonë Forca Inter”.

Një video që ka tërbuar rrjetin duke parë se anësori i djathtë është ende nën kontratë me PSG-në duke i dërguar një sinjal të qartë drejtuesve zikaltër për një rikthim të mundshëm të tij.

Aktualisht, Maroku i Hakimit do të përballet në çerekfinale, të shtunën e 10 dhjetorit ndaj Portugalisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco