Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Ronaldo e ka 'humbur plotësisht busullën', sulmuesi kërcënoi se do të largohej nga kombëtarja e Portugalisë

Ronaldo e ka 'humbur plotësisht busullën', sulmuesi kërcënoi se do të largohej nga kombëtarja e Portugalisë

11:00, 08/12/2022
A+ Aa A-

Cristiano Ronaldo ishte gati të largohej nga skuadra e Portugalisë në Kupën e Botës pasi mësoi se nuk do ta niste si titullar ndeshjen kundër Zvicrës.

Gazeta portugeze “Record” pretendon se sulmuesi legjendar ka dashur të paketojë valixhet dhe të largohet nga Botërori pasi ka biseduar me trajnerin Santos dhe ka mësuar se nuk do të ishte titullar në ndeshjen e 1/8-ve.

Ronaldo nuk u kënaq as me zëvendësimin në ndeshjen ndaj Koresë së Jugut, ku u largua nga fusha duke sharë, ndonëse më vonë kampi i Portugalisë u justifikua se fjalët e ashpra iu drejtuan një lojtari korean.

Asi legjendar ishte dukshëm i pakënaqur në pankinë kundër Zvicrës dhe në vend që të festonte me shokët e tij dhe tifozët e Portugalisë kalimin në çerekfinale të Botërorit të Katarit, u largua i pari nga fusha dhe shkoi fillimisht në dhomat e zhveshjes.

Image

 

Pas ndeshjes, Ronaldo pati një takim me Santos dhe e bëri të qartë se nuk ishte i kënaqur me vendimin e tij për të mos luajtur, duke kërcënuar se do të paketonte valixhet dhe do të largohej nga Katari.

Megjithatë, ai shpejt "erdhi në vete" dhe kuptoi rëndësinë dhe urgjencën e mbajtjes së gjërave në kontroll në kampin portugez dhe shpejt ndryshoi mendje, sipas Record.

 

Kundër helvetëve, Ronaldo i dha fund serisë prej 31 ndeshjesh si titullar në turnetë e mëdha dhe me lëvizjet e tij të fundit vazhdoi t'u jepte arsye kritikëve që nuk e kanë kursyer së fundmi.

 

Kujtojmë, pas arbitraritetit dhe disa lëvizjeve të pakuptueshme, ai së fundmi ka ndërprerë kontratën me Manchester United.

 

Portugalia do të luajë në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar kundër Marokut, që mposhti pas penalltive Spanjën.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco