VIDEO/ Macja ndërpreu konferencën e Brazilit para ndeshjes me Kroacinë, zëdhënësi e hoqi nga tavolina

VIDEO/ Macja ndërpreu konferencën e Brazilit para ndeshjes me Kroacinë, zëdhënësi e hoqi nga tavolina

09:59, 08/12/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një konferencë shtypi përpara ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës ndërmjet Brazilit dhe Kroacisë.

Sulmuesi i Brazilit, Vinicius po u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve kur një mace u hodh mbi tavolinë dhe u nis drejt zëdhënësit të kombëtares braziliane, i cili ishte ulur pranë yllit të Real Madrid.

Më pas PR brazilian e përkëdheli, më pas e kapi dhe e hodhi nga tavolina, duke lënë të habitur gazetarët e pranishëm nga kjo lëvizje.

Pasi ngriti supet, ai kërkoi me shpejtësi pyetjen e radhës nga përfaqësuesi i medias, ndërsa Vincius qeshi me skenën e pazakontë.

 

 

Kroacia dhe Brazili do të hapin çerekfinalet e Botërorit me një ndeshje të premten në orën 16:00. Kroacia u rendit në mesin e tetë më të mirëve pas një penalltie më të mirë kundër Japonisë, ndërsa Brazili ishte bindës ndaj Koresë së Jugut.

 

Çiftet e çerekfinaleve:

 

Kroaci - Brazil (e premte ora 16:00)

 

Holandë - Argjentinë (e premte ora 20:00)

 

Marok - Portugali (e shtunë ora 16:00)

 

Angli - Francë (e shtunë ora 20:00)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco