Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Pasi u la në stol, Ronaldo mungon në stërvitjen e Portugalisë

Pasi u la në stol, Ronaldo mungon në stërvitjen e Portugalisë

17:01, 07/12/2022
A+ Aa A-

Cristiano Ronaldo nuk është stërvitur me rezervat e Portugalisë sot dhe ka insistuar që t’i bashkohet titullarëve për një seancë në fitnes, bëjnë të ditur mediat spanjolle.

37-vjeçari nuk ishte titullar në fitoren 6-1 të kombëtares së tij kundër Zvicrës në kuadër të fazës eliminatore të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Zëvendësuesi i tij, Goncalo Ramos, shënoi tripletë për ta ndihmuar Portugalinë që të arrinte çerekfinalen e Kupës së Botës, duke e lënë Ronaldon në hije.

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, e pranoi javën e kaluar se ishte i nevrikosur me Ronaldon për gjestin që bëri ai pasi u zëvendësua gjatë fitores së Portugalisë kundër Koresë së Jugut.

Sipas “Marca”, ish-sulmuesi i Manchester United po vazhdon të krijojë probleme në Katar, ku sot nuk ishte prezent në stërvitje me rezervat e Portugalisë.

Bëhet e ditur se Ronaldo zgjodhi seancën në fitnes me lojtarët titullarë, pavarësisht se luajti më pak se 20 minuta kundër Zvicrës si zëvendësues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco