Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Ademi: S’e prisja që trajneri serb të shante nënat tona shqiptare, Kosova të luajë miqësore me Serbinë

Ademi: S’e prisja që trajneri serb të shante nënat tona shqiptare, Kosova të luajë miqësore me Serbinë

16:35, 07/12/2022
A+ Aa A-

Reagimet e serbëve pas sfidës me Zvicrën nuk lanë një shije të mirë në Kosovë dhe jo vetëm.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është shprehur se nuk i ka pëlqyer aspak as fjalët e thëna nga trajneri i kombëtares serbe dhe se hedh një ide për të luajtur një sfidë miqësore me Serbinë.

“Nuk e prisja që një legjendë si Piksi të shante nënat tona shqiptare. Ai ishte një legjendë e lojës në Jugosllavi. Ne bënim tifo për të derisa jetonim në një shtet të përbashkët. Shumë kosovarë e donin atë si futbollist dhe habiten që ai u soll kështu në një ndeshje që nuk e kishte as kundër Kosovës, por kundër Zvicrës.

Futbollistët e Serbisë dhe Kosovës duhet të luajnë një ndeshje miqësore dhe të tregojnë se futbolli dhe sporti i bashkojnë njerëzit, jo t’i ndajnë”, u shpreh Ademi për “Danas”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco