Pas një tjetër dështimi, gjermanët filluan të riorganizohen, i pari që dha dorëheqjen ishte drejtori Bierhoff

Pas një tjetër dështimi, gjermanët filluan të riorganizohen, i pari që dha dorëheqjen ishte drejtori Bierhoff

10:24, 07/12/2022
A+ Aa A-

Pas një dështimi tjetër në kompeticionet e mëdha, gjermanët filluan të riorganizohen dhe i pari pas 18 vitesh, drejtori i kombëtares, Oliver Bierhoff, dha dorëheqjen.

Bierhoff kishte një kontratë tjetër dyvjeçare me Federatën Gjermane të Futbollit (DFB), por vendosi të jepte dorëheqjen nga posti që mbante që nga viti 2004.

“Bierhoff kishte shumë merita në punën e federatës gjermane. Pavarësisht se objektivat sportive të vendosura në turnetë e fundit nuk u arritën, ai do të vazhdojë të lidhet me momentet e mëdha të kombëtares gjermane, si suksesi i ekipit në Kupën e Botës në Brazil”, tha presidenti i federatës Bernd Neuendorf.

Pas fitimit të Kupës së Botës në 2014, Gjermania përfundoi e treta në Euro 2016, e ndjekur nga një varg rezultatesh të dobëta.

Gjermanët u eliminuan në fazën e grupeve në Botërorin 2018, në Euro 2020 u eliminuan në fazën e 1/8-ve dhe pasi u eliminuan në Katar në fazën e grupeve, Bierhoff vendosi të largohej, por mediat gjermane janë të bindura se do të ketë më shumë dorëheqje në federatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco