Hera e parë që Maroku fiton me penallti

Hera e parë që Maroku fiton me penallti

21:07, 06/12/2022
A+ Aa A-

Maroku ka mundur sot me penallti Spanjën duke i dhënë fund aventurës së skuadrës së Luis Enrique në Botëror.

Kundrejt çdo parashikimi, marokenët ishin më të saktë nga pika e bardhë e penalltive duke fituar 3-0 përballë iberikëve.

Shumëkush mund të mendojë se kjo ishte pasojë e ecurisë së një skuadre eksperte në gjuajtjet e penalltive, kundrejt një Spanje që nuk ka edhe aq shumë sukses në të tilla historikisht duke dalë shpesh në këtë mënyrë jashtë aktiviteteve.

Por e vërteta është ndryshe. Rezulton se kjo e sotmja ishte fitorja e parë e Marokut me penallti në historinë e kësaj përfaqësueseje në aktivitete madhore ndërkombëtare, jo vetëm në Botëror.

Maroku kishte gjuajtur penalltitë për herë të parë në Kupën e Afrikës ndaj Algjerisë në vitin 1988, duke humbur.

I njëjti fat edhe ndaj Beninit, në Kupën e Afrikës në vitin 2019.

Ndërsa sot, ishte vetëm hera e tretë që Maroku gjuante penallti në një aktivitet madhor dhe më në fund ia doli të regjistronte një sukses, duke mundur një nga emrat e mëdhenj të futbollit botëror.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco