VIDEO/ Casemiro i vendos diçka në hundë Neymarit, momenti i dyshimtë ‘pushton’ rrjetin

VIDEO/ Casemiro i vendos diçka në hundë Neymarit, momenti i dyshimtë ‘pushton’ rrjetin

16:29, 06/12/2022
A+ Aa A-

Brazili mposhti Korenë e Jugut me rezultatin 4-1 duke u kualifikuar në çerekfinale.

Një ndeshje e mbushur me emocione, shumë gola dhe kërcime.

Por një moment tjetër nga sfida po bën xhiron në rrjet teksa protagonistë janë Casemiro dhe Neymar.

Teksa do të niste ndeshja, Casemiro iu afrua Neymarit dhe i vuri diçka në hundë.

Menjëherë këto pamje u bënë virale dhe miliona fansa kanë ngritur pyetjen se çfarë substancë ishte.

Por gazeta braziliane UOL, ka shuar dyshimet duke shpjeguar se është një pomadë e thjeshtë që përdoret nga disa lojtarë për të hapur gjoksin dhe vrimat e hundës, në këtë mënyrë do të marrin frymë më mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco