Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Fuqia e marketingut për sukses në biznes. Sekretet dhe sfidat

VIDEO/ Jo vetëm Tites, sulmuesi i Brazilit i mësoi kërcimin e famshëm edhe Ronaldo ‘Fenomenit’

VIDEO/ Jo vetëm Tites, sulmuesi i Brazilit i mësoi kërcimin e famshëm edhe Ronaldo ‘Fenomenit’

13:49, 06/12/2022
A+ Aa A-

Brazili dhuroi një performancë fantastike përballë Koresë së Jugut duke e mposhtur me rezultatin 4-1 dhe duke avancuar kështu në çerekfinalet e Botërorit, ku përballë do të ketë Kroacinë. Protagonist në këtë fitore ishte dhe sulmuesi Richarlison, i cili shënoi një nga katër golat e “Seleçaos” dhe ra në sy me kërcimin e tij, të cilin e bëri së bashku me trajnerin Tite.

Por duket se trajneri i Brazilit nuk ishte i vetmi person që e mësoi këtë kërcim. Pas përfundimit të sfidës, sulmuesi i Totenhemit u takua me legjendën braziliane, Ronaldo.

Ky i fundit duket se i ka kërkuar që t’i mësojë dhe atij kërcimin që i mësoi Tites dhe Richarlison nuk nguron ta bëjë.

Pas kësaj ata shkëmbyen një përqafim të ngrohtë dhe numri 9 i Brazilit bëri të njëjtin veprim që bëri dhe shoku i tij i skuadrës, Rodrigo, duke i puthur këmbët “Fenomenit”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco