Një moment i magjisë braziliane: Shikoni golin e mahnitshëm të Richarlison

Një moment i magjisë braziliane: Shikoni golin e mahnitshëm të Richarlison

10:32, 06/12/2022
A+ Aa A-

Lojtarët e Brazilit shkatërruan 4-1 Korenë e Jugut dhe arritën të kualifikoheshin në çerekfinalet e Kupës së Botës.

Dhe ndër katër golat e shënuar bie në sy ai i Richarlison në minutën e 29-të.

Në pjesën e parë, Brazili shënoi katër gola ndaj Koresë së Jugut dhe kështu e konfirmoi biletën për në çerekfinale ku do të gjejê Kroacinë.

Pas golave ​​hapës të Vinicius Junior dhe Neymar, detaji më i bukur i pjesës së parë ishte një gol i Richarlison që u bë shpejt viral në rrjetet sociale.

Richarlison e mori topin jashtë zonës së penalltisë, më pas mashtroi me kokë disa herë, përpara se të ulte sferën në tokë dhe të bënte një veprim fantastik me shokët e tij të skuadrës.

Në fund, Thiago Silva kaloi djathtas te Richarlison i cili shënoi për 3-0. Në vazhdim të pjesës së parë, rrjetën e tundi edhe Lucas Paquet për golat e pokerit në rrjetën e koreanëve të dëshpëruar, të cilët arritën ta realizonin golin e nderit në pjesën e dytë me anë të Paik Seung(76).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco