Sot zbulohen emrat e çerekfinalistëve të fundit të Botërorit: A do t'ia dalin favoritët?

Sot zbulohen emrat e çerekfinalistëve të fundit të Botërorit: A do t'ia dalin favoritët?

09:37, 06/12/2022
A+ Aa A-

Sot do të zbulojmë emrat tye çerekfinalistëve të fundit të Botërorit të Katarit.

Në orën 16:00 do të dalin në fushë Maroku dhe Spanja. Marokenët fituan në mënyrë sensacionale vendin e parë në grupin F, por për këtë u “shpërblyen” me një duel ndaj Spanjës, e cila zuri vendin e dytë në grupin E pas humbjes me Japoninën në turin e fundit.

Spanjollët janë favoritët në këtë ndeshje dhe çdo gjë përveç kalimit të tyre do të jetë një sensacion i madh.

Image
Portugalia dhe Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit do të luajnë ndeshjen e fundit të 1/8-ave në orën 20:00. Ky do të jetë dueli më i barabartë i kësaj faze, por roli i favoritit i takon ende një kombëtareje – Portugalisë.
Portugezët do të jenë pa shërbimet e lojtarëve të PSG-së, Nuno Mendes dhe Danilo Pereira, ndërsa performanca e Otavës është në dyshim për shkak të një dëmtimi muskulor. Nga ana tjetër, portieri Yann Sommer është i sëmurë dhe nëse nuk mund të shfaqet mes shtyllave sonte, zviceranët do të jenë në telashe të mëdha. 
Kujtojmë se rolin e favoritit në 1/8 e justifikuan Holanda, Argjentina, Kroacia, Brazili, Anglia dhe Franca dhe do të shohim nëse të njëjtën gjë do ta bëjnë sot Spanja dhe Portugalia.
Ndeshjet e sotme:
Spanjë-Marok (16:00)
Portugali - Zvicër (20:00)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco