Enrique: Duam çerekfinalen, nuk ndryshoj për 10 minuta të gabuara

Enrique: Duam çerekfinalen, nuk ndryshoj për 10 minuta të gabuara

21:21, 05/12/2022
A+ Aa A-

Humbja 2-1 përballë Japonisë në ndeshjen e fundit në grup kanë pasuar me një lum kritikash për trajnerin e Spanjës, Luis Enrique. Megjithatë, tekniku spanjoll nuk ka ndërmend të ndryshojë filozofi loje dhe këtë gjë e konfirmon vetë ai në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Marokut.

“Nuk do të ndryshoj për 10 minutat që duhen harruar kundër Japonisë. Ne do të luajmë kundër Marokut, që është një skuadër e madhe. Sa i përket motivimit ne jemi shumë mirë.

Jam shumë i motivuar dhe i bindur se do të arrijmë një rezultat të mirë. Maroku është skuadra më në formë në këtë kampionat. Nëse dikush e shikon si një ekip të dobët Marokun, padyshim që nuk është skuadra spanjolli.

Luajmë në një stadium të mbushur plot dhe do të jetë një festë futbolli. Ka shumë marokenë me të cilët ne kalojmë shumë mirë. Do të kemi nga pas edhe 5000 spanjollë të cilët do të dëgjohen. Janë të gjitha gjërat e nevojshme për t’u argëtuar. Ne duam të arrijmë objektivin tonë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco