Sot nis faza e 1/8-ve në Kupën e Botës: Argjentina dhe Holanda janë favoritë të mëdhenj ndaj Australisë dhe SHBA

Sot nis faza e 1/8-ve në Kupën e Botës: Argjentina dhe Holanda janë favoritë të mëdhenj ndaj Australisë dhe SHBA

10:15, 03/12/2022
A+ Aa A-

Mbrëmë ka përfunduar faza e grupeve në Botërorin e Katarit, ndërsa sot nis ndeshjet e 1/8-ave.

Holanda dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë të parat që do të dalin në fushë. Holandezët, u renditën të parët në Grupin A me dy fitore dhe një barazim.

Mbrojtja e tyre ishte veçanërisht mbresëlënëse, por amerikanët janë shumë më të rrezikshëm në sulm sesa rivalët e tyre në grup, ndaj do të jetë interesante të shihet se si do t'ia dalë skuadra e Louis van Gaal kundër sulmuesve të shpejtë amerikanë.

Amerikanët u renditën në vendin e dytë në grupin B me një fitore dhe dy barazime dhe një golavarazh 2-1, dhe me kualifikimin në 1/8-at realizuan synimin kryesor dhe gjithçka që do të bëjnë në fazën eliminatore do të jetë bonus.

Në orën 20:00 do të dalin në fushë Argjentina dhe Australia. Argjentinasit e nisi turneun me një disfatë tronditëse ndaj Arabisë Saudite, por u “zgjuan” në kohë dhe regjistruan fitore ndaj Meksikës dhe Polonisë dhe u renditën të parët në grupin C.

Argjentinasit po luajnë më mirë me zhvillimin e turneut dhe Messi dhe shokët e tij nuk mund të kishin përballë një kundërshtar më të lehtë se Australia në fazën e 1/8 dhe kombëtarja e Amerikës së Jugut pritet të kalojë më tej.

Australia krijoi sensacion në Grupin D dhe zuri vendin e dytë me dy fitore dhe një humbje dhe do të jetë e kënaqur me rezultatin e arritur në Katar pavarësisht se si do të përfundojë dueli i sonte.

Ylli argjentinas Di Maria është i vetmi me një dëmtim të lehtë, por pritet të luajë nga minuta e parë.

Programi i ndeshjeve të sotme:

Holandë - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (16:00)

Argjentinë - Australi (20:00)

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco