VIDEO/ 'Të q****a nënën shqiptar' - Trajneri serb shan futbollistët shqiptarë të Zvicrës

VIDEO/ 'Të q****a nënën shqiptar' - Trajneri serb shan futbollistët shqiptarë të Zvicrës

21:55, 02/12/2022
A+ Aa A-

Zvicra fitoi mes spektaklit dhe tensioneve, me rezultatin 3-2 ndaj Serbisë, ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Kupën e Botës 'Katar 2022'.

Gjatë sfidës ka patur momente acarimi, teksa nuk kanë munguar provokimet nga ana e serbëve pas golit të dytë që u dha atyre epërsinë e parakohshme.

Trajneri i kombëtares së Serbisë, Dragan Stojkovic ka shkaktuar një skandal të vërtetë pasi shau në mënyrë të pahijshme futbollistët zviceranë me origjinë shqiptare pas golit të Dushan Vlahovic. Por edhe ky i fundit nuk ngelej pas në morinë e skandaleve të turpshme të serbëve teksa preku organin gjenital, duke provokuar rëndë tensionet gjatë ndeshjes.

Image

 “Të q*** nënë shqiptar!”, ka thënë trajneri i serbëve.

 

Mbetet për t'u parë nëse FIFA do të marrë masa ndaj trajnerit serb Dragan Stojkoviç. 

Këtij provokimi i është përgjigjur, Xhaka i cili ia ktheu me të njëjtën mënyrë kur Zvicra mori epërsinë e sfidës.  

Image

Kujtojmë që botërorin e kaluar, 'Rusi 2018', Xhaka dhe Shaqiri u dënuan nga FIFA thjeshtë e vetëm se bënë simbolin e shqiponjës, pas golave të shënuara në portën e serbëve. 

Kombëtarja helvete u kualifikua në fazën e 1/8 të Kupës së Botës ku përballë do të ketë Portugalinë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco