U largua nga fusha i irrituar pas zëvendësimit, Ronaldo tregon se kujt i adresoheshin sharjet

U largua nga fusha i irrituar pas zëvendësimit, Ronaldo tregon se kujt i adresoheshin sharjet

19:52, 02/12/2022
A+ Aa A-

Cristiano Ronaldo u zëvendësua në minutën e 65-të të ndeshjes mes Portugalisë dhe Koresë së Jugut dhe kur shkoi në pankinë shfaqi pakënaqësinë e tij, ndërsa trajneri i Portugalisë Fernando Santos shpjegoi se çfarë ndodhi saktësisht.

CMTV raportoi se Ronaldo është larguar nga fusha duke sharë, por duket se nuk ka qenë një konflikt me Santos, por se Ronaldo i është drejtuar një futbollisti korean që po e nxitonte dhe e provokonte gjatë zëvendësimit.

“Po më nxiton të dal, f**k”, tha Ronaldo, por Santos pretendon se ato fjalë nuk i drejtoheshin atij.

"Cristiano Ronaldo doli i mërzitur, sepse lojtari korean e provokoi, madje u desh që Pepe  të ndërhynte. Kam dëgjuar se çfarë tha lojtari korean. Nëse shikoni pamjet, do të shihni se si Pepe e kritikon koreanin për këtë", tha trajneri portugez.

Madje Ronaldo u justifikua se ishte vetëm një gjest ndaj lojtarit korean, por nuk ka dashur të krijojë polemika të mëtejshme.

"Ajo që ndodhi ishte para zëvendësimit tim. Lojtari korean më tha të dilja shpejt dhe unë i thashë të heshtë, sepse nuk vendoste ai. Është arbitri ai që duhet ta thotë këtë. Sido që të ndodhë, gjërat mbeten gjithmonë në fushë. Më e rëndësishmja është që duhet të jemi të bashkuar. Jemi në fazën tjetër. Jo vetëm lojtarët, por edhe portugezët duhet të jenë të bashkuar", shpjegoi ai për gazetarët.

 

Portugalia në fazën e 1/8-ave do të luajë kundër Serbisë ose Zvicrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco