VIDEO/ Tallje epike e Geri Lineker, ndryshon frazën e tij të famshme për Gjermaninë: 22 burra ndjekin një top për 90 minuta…

VIDEO/ Tallje epike e Geri Lineker, ndryshon frazën e tij të famshme për Gjermaninë: 22 burra ndjekin një top për 90 minuta…

19:26, 02/12/2022
A+ Aa A-

Vjen koha e hakmarrjes për të gjithë ata që kanë vuajtur përballë Gjermanisë në vite, dhe pakkush ka vuajtur më shumë se Anglia e cila e ka parë veten shpesh të eliminuar përballë gjermanëve në turne të ndryshëm apo e mposhtur në mënyrë dramatikë nga “pancerat”.

Ndaj edhe Geri Lineker, ai i cili e ka vuajtur në kurriz eliminimin përballë Gjermanisë në Botërorin 1990, nuk i ka rezistuar tundimit të tallet me ta pas eliminimit për të dytin edicion radhazi në fazën në grupe.

Ai ka postuar të modifikuar frazën e tij më të famshme që ka thënë për gjermanët.

“Futbolli është një lojë e thjeshtë, 22 burra ndjekin një top për 90 minuta dhe në fund, gjermanët fitojnë gjithmonë”, është fraza e famshme e tij që ripostoi në Twitter, duke i shtuar mbrapa “nëse ata kalojën fazën në grupe”.

Ajo shoqërohej me një video ku shfaqej duke qeshur me të madhe bashkë me Alan Shirer dhe Mikah Riçards.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco