Serbi-Zvicër/ Xhaka dhe Shaqiri me mision përsëritjen e historisë, formacionet zyrtare

Serbi-Zvicër/ Xhaka dhe Shaqiri me mision përsëritjen e historisë, formacionet zyrtare

19:06, 02/12/2022
A+ Aa A-

Një ndeshje që pritet të jetë si në një fushëbetejë mes dy kombëtareve.

Në orën 20:00, në stadiumin ‘974’ do të luhet sfida mes Serbisë (1 pikë) dhe Zvicrës (3 pikë), e vlefshme për raundin e tretë dhe të fundit në fazën e grupeve të Kupës së Botës.

Padyshim ndeshja ka rëndësi dyfish për tre lojtarët me origjinë shqiptare, Ardon Jashari, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, teksa këta dy të fundit do ta nisin si titullar ndeshjen e sotme.

Image

Herën e fundit që luajtën ndaj Serbisë, Zvicra fitoi 1-2, teksa dy golat u realizuan nga Shaqiri dhe Xhaka, të cilët festuan me shqiponjë, duke i bërë serbët të përjetonin ferrin. Mirëpo federata zvicerane këtë herë ia ka ndaluar të festojnë më një simbol të tillë, por Xhaka pavarësisht këtij vendimi të federatës ka përgatitur një festim të veçantë nëse arrin të shënojë gol.

Mungesë e madhe për zviceranët në këtë takim do të jetë portieri Yann Sommer, i cili do të zëvendësohet nga portieri i Borussia Dortmund, Gregor Kobel.

Formacionet zyrtare:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco