Luis Suarez dhe Darwin Nunez në lot pasi mësuan për golin e Koresë së Jugut

Luis Suarez dhe Darwin Nunez në lot pasi mësuan për golin e Koresë së Jugut

18:48, 02/12/2022
A+ Aa A-

Lotët e sulmuesve uruguaianë Luis Suarez dhe Darwin Nunez bënë xhiron e botës së futbollit pasi skuadra e Amerikës së Jugut u eliminua nga Kupa e Botës në një mënyrë të pabesueshme.

Uruguai mundi Ganën 2-0, por kjo nuk mjaftoi për ta pasi Hee-Chan Hwang shënoi në minutën e 92-të për t'i dhënë Koresë së Jugut fitoren 2-1 ndaj Portugalisë që i la uruguaianët pa një vend në raundin e 1/8-ave.

Suarez e mori lajmin se koreanët kishin shënuar gol dhe ishte tej mase i mërzitur edhe pas vërshëllimës së fundit të arbitrit. Gjithashtu, edhe sulmuesi i Liverpool-it, Darvin Nunez, nuk i fsheh dot lotët dhe e pati të vështirë eliminimin nga Kupa e Botës.

Uruguai dhe Koreja e Jugut përfunduan fazën e grupeve me nga katër pikë secila, por koreanët përparuan për shkak të golavarazhit më të mirë (4:4 krahasuar me 2:2 të Uruguait).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco